Çfarë bëjmë

CEAPALNET përkrah filozofinë e aftësimit dhe të shtimit të të drejtave përmes edukimit demokratik për zhvillim të qëndrueshëm dhe një shoqëri ku pjesëmarrja e qytetarëve garanton përgjegjshmërinë e të zgjedhurve para popullit si dhe efikasitetin e procesit të qeverisjes.

Synim i rëndësishëm i veprimtarive të CEAPALNET është nxitja e pjesëmarrjes së qytetarëve, sidomos e të rinjve dhe e grupeve të margjinalizuara të shoqërisë në jetën publike, përgatitja e profesionistëve të rinj dhe nxitja dhe pjesëmarrja aktive e tyre në nismat ndërajonale.

Për realizimin e këtyre qëllimeve CEAPALNET organizon trajnime, seminare, evente, konkurse apo udhëtime edukative.

Po ashtu CEAPALNET harton edhe kurrikula trajnimi si dhe përgatit botime në lidhje me temat që trajton në trajnime dhe seminare si dhe analiza të specializuara për zhvillime politike dhe sociale dhe sfera të tjera që janë pjesë e veprimtarisë së qendrës.