​Laboratori i Medias

Edukimi mediatik shërben si çelës për t’u thelluar në analizën dhe vlerësimin e produkteve mediatike si dhe për pjesëmarrje në media përmes krijimit të produkteve mediatike. Media ofron mundësinë që individët dhe grupet shoqërore të marrin pjesë aktive në jetën e komunitetit të tyre dhe në atë kombëtare duke ndarë përfytyrime dhe vlera të përbashkëta.

Televizioni, radioja, gazetat dhe filmat nuk shërbejnë vetëm për argëtim, por janë dhe burime të fuqishme për edukimin si dhe promovimin e mjaft aspekteve të zhvillimit. Me mundësitë që ofrojnë sot teknologjitë e reja dhe rrjetet sociale media mund të ofrojë një burim të shkëlqyeshëm informacioni dhe një forum për dialog dhe debat mbi zhvillimet në shoqëri.

Përmes projektit Laboratori i Medias CEAPALNET punon për t’u ndihmuar qytetarëve, veçanërisht të rinjve, për të zhvilluar të menduarit kritik sidomos në lidhje me të kuptuarit dhe analizën e mediave si dhe për t’i pajisur ata me aftësitë e nevojshme për t’u përfshirë vetë në media p.sh. përmes programeve për gazetarinë qytetare.

Në kuadër të programit “Laboratori i Medias” janë realizuar ndër të tjera projektet:

  • Përmes rreshtave – Mesazhet e fshehura në media dhe komunikimin politik
  • Gjuha kocka thyen – Gjuha kocka s’ka po kocka thyen, stereotipet, gjuha e urrejtjes
  • Unë jam si ti – Përfaqësimi në media i bashkëqytetarët në skaj të shoqërisë
  • Qytetar dhe gazetar – Gazetaria qytetare më shumë shanse për lirinë e shprehjes
  • Media të reja dilema të vjetra – Aftësimi i qytetarëve për më tepër demokraci në epokën e digjitalizimit